Deputetët e opozitës në Shqipëri u përplasën me efektivët e gardës në hyrje të godinës së Parlamentit, pasi nuk u lejuan të futen brenda.
Garda kishte rrethuar me gardh metalik Kuvendin për të mos lejuar futjen e deputetëve të përjashtuar, por disa prej deputetëve tentuan të hynë me forcë, shkruan A2 CNN. Deputeti Petrit Doda u përplas fizikisht me një gardist, ndërsa Flamur Noka e Bledion Nallbati tentuan të prishnin rrethimin.
Deputetët e opozitës përplasen me gardistët në hyrje
Brenda sallës së Parlamentit, socialistët kanë nisur punimet, ndërsa deputetët e opozitës që kanë mundur të futen në sallë, si Petrit Doda, Tritan Shehu dhe Albana Vokshi, kanë grumbulluar disa karrige pranë foltores së Kuvendit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.