×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tensionet në Kosovë, Berisha thirrje ndërkombëtarëve: Ndaloni veprimtarinë përçarëse të Edi Ramës në rajon

    Reporteri
    05 Korrik 2023 | 15:18

    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si njeriun që ka sjellë përçarjen në rajon. Gjatë fjalës së tij në konferencën e zhvilluar me gazetarët Berisha i bëri thirrje BE, SHBA, si edhe NATO-s që të ndalojnë veprimtarinë përçarëse të kryeministrit Rama në rajon.

    “Lidhur me zhvillimet e sotme midis Tiranës dhe Prishtinës, Partia Demokratike i bën thirrje Komunitetit Ndërkombëtar, BE, SHBA, NATO-s të ndalojnë veprimtarinë përçarëse konfliktndjellëse të Edi Ramës në rajon”.

    “Ky autokrat që ka ndërtuar në Shqipëri narkoshtetin e parë, dhe të vetmin në Europë dhe pas ardhjes së tij në pushtet, ka bërë përpjekje të hapura për ndarjen e Kosovës me padronin e tij, Aleksandër Vuçiç”, ka shkruar Berisha.

    Ai tha se Edi Rama, për 4 vite me radhë u bë promotor i neveritshëm dhe përçarës i rajonit, duke tundur me fanatizëm flamurin e serbomadhisë së Ballkanit të Hapur të Aleksandër Vuçiq.

    “Ai iu kundërvu haptas, nga samiti në samit procesit të Berlinit, dhe mbrojti për 4 vite me radhë me fanatizmin e një vasali projektin e hegjemonisë serbe dhe ruse në Ballkan. Edi Rama tani vazhdon të mbjellë përçarje të rrezikshme në rajon, dhe midis shqiptarëve. Ai kërkon që për të shpëtuar lëkurën e tij të flasë në emër të BE për procesin e Berlinit, atyre që 4 vite me radhë e mbrojtën këtë proces nga sulmet e Ramës dhe padronit të tij, Vuçiç”, ka shkruar Berisha.

    Sipas Berishes, prapa qëndrimeve aktuale të autokratit më të korruptuar të Europës, qëndron hetimi i tij i hapur penal nga Gjykata e Uashingtonit për aferën e tij të tmerrshme të korruptimit të agjentit të kundërzbulimit të FBI për Nju Jorkun, McGonigal, dhe angazhimin e këtij të fundit gjatë kohës që ishte në detyrë për shkatërrimin e Opozitës shqiptare dhe forcimin e pushtetit të Edi Ramës.

    “PD dënon me ashpërsinë më të madhe, veprimtarinë përçarëse dhe të rrezikshme dhe konfliktndjellëse të Edi Ramës”, ka shkruar tutje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!