×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tentoi të hynte në Gjermani me pasaportën e vëllait, kapet i riu shqiptar

    Reporteri
    28 Shtator 2019 | 16:35

    Një shqiptar është kthyer nga Policia Federale e Gjermanisë ka arrestuar një shqiptar dhe e ka kthyer mbrapsht në Austri pasi po tentonte të hynte në Gjermani me dokumentet e vëllait.


    Ai u ndalua në pikën kufitare të Schwarzbach në autostradën A8 në një autobus, ku gjatë kontrollit u vu re se pasaporta e 28-vjeçarit kishte një ndalesë për hyrjen në Gjermani.

    Për këtë arsye ata e kanë marrë të dyshuarin dhe e kanë çuar në Freilassing, për hetime të mëtejme.

    Duke e shikuar pasaportën më hollësisht, policët erdhën në konstatimin se ajo nuk i takonte fare personit të kapur. Ai, për udhëtimin e tij në Gjermani, kishte përdorur pasaportën e vëllait pasi kishin ngjashmëri të fortë mes tyre.

    Gjatë kontrollit të shenjave të gishtërinjve, hetuesit kanë arritur ta sqarojnë identitetin e vërtetë të shqiptarit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!