Një 32-vjeçar me inicialet A. F., u arrestua në Portin e Durrësit, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. F., 36-vjeçe, (motra e shtetasit A. F.), për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.
Po ashtu, procedimi në gjendje të lirë nisi edhe për T.GJ, 25-vjeçar, pasi dyshohet se ka ndihmuar A. F. dhe L. F., për të kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme.
“Gjatë kontrolleve nga shërbimet e Policisë Kufitare, duke përdorur pajisje dedektuese të teknologjisë bashkëkohore, u konstatua se këta shtetas tentonin të hynin në territorin e RSH-së, me dokumente false.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjëndje të lirë edhe për shtetasin T. Gj., 25 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi dyshohet se ka ndihmuar shtetasit A. F. dhe L. F., për të kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme”, bëri të ditur Policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.