Një 46-vjeçar me iniciale G.O. nga Tirana është arrestuar nga policia në Pogradec pasi ka tentuar të përdhunojë një 41-vjeçare.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim G. O., 46 vjeç, banues në Tiranë.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, me vendimin e datës 13.07.2021, ka urdhëruar ndalimin e tij për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë, pasi më datë 09.07.2021, ky shtetas, në lagjen nr. 4, Pogradec, ka tentuar të kryejë marrëdhenie seksuale me një 41-vjeçare, pa pëlqimin e saj”, njofton policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.