Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës sot i ka marrë nga morgu i Durrësit dy vëllezërit Abazi nga Gjilani, të cilët u nxorën pa jetë nga rrënojat e një hoteli të shembur në Durrës.
Njoftimin e ka bërë drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.
“Instituti i Mjekesise Ligjore – duke i terhjekur nga morgu i Durresit vellezerit Abazi nga Gjilani. Falenderojme drejtorin e IML ne Shqiperi dr. Bledar Xhemaili, ambasaorin e R. se Kosoves z. Nait Hasani, ministrin Z. Gent Cakaj, dr. Naim Uka, dr. Flamur Dylhasi, z. Driton Krasniqi”, ka shkruar Gërxhaliu.
Shemsedin dhe Isa Abazi nga fshati Livoç i Gjilanit nuk mundën t’i mbijetojnë rrënojave që la shembja e hotelit ku po qëndronin. Për vdekjen e tyre u njoftua zyrtarisht gjatë ditës së djeshme.
https://www.facebook.com/arsim.gerxhaliu.3/posts/10158044278479236
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.