Lëkundje te njëpasnjëshme tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në rrethin e Korçës rreth orës 06:33 minuta.
Tërmeti me magnitudë 5.3 ballë dhe thellësi 10 km, ka alarmuar qytetarët, të cilët kanë dalë jashtë banesave të tyre.
Paraprakisht raportohet se epiqendra ka qenë në fshatin Mollas të rrethit të Korçës, ndërsa në 3 banesa në fshatin Vidohovë të Devollit ka patur dëmtime.
Lëkundjet e tërmetit kanë zgjatur për disa sekonda çka përhapen panik të banorët, por deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.