×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria / E FUNDIT

    Tërmet në Shqipëri, dridhjet u ndjenë në Tiranë dhe disa qytete të tjera

    Reporteri
    14 Janar 2024 | 0:33

    Lëkundje të forta tërmeti u ndjenë pak minuta pas mesnate në Elbasan, Tiranë dhe disa qytete të tjera të Shqipërisë. 

    Të dhënat sizmike tregojnë se tërmeti që u ndje në ora 00:17 ishte i shkallës 4.6 magnitudë, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, tërmeti kishte thellësi 10 kilometra.

    Epiqendra e tërmetit ka qenë 27 kilometra në jugperëndim të Elbasanit dhe 10 kilometra në verilindje të Lushnjës, derisa lëkundjet u ndjenë edhe në Tiranë, Durrës e Vlorë.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!