×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tërmetet dhe përmbytjet, BE solidarizohet me Shqipërinë

    Reporteri
    26 Shtator 2019 | 15:54

    Pas dy tërmeteve shkatërruese që goditën Shqipërinë dhe që pasuan edhe përmbytjet, Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së është aktivizuar nga autoritetet shqiptare.


    Në një përgjigje të menjëhershme, Bashkimi Evropian tashmë ka ndihmuar në mobilizimin me tenda, gjeneratorë energjie dhe pompa uji në zonat e prekura.

    Komisioneri për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave Christos Stylianides tha se Bashkimi Evropian solidarizohet me Shqipërinë.

    “Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë në zonat e prekura. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë të mëtejshme. Qendra e Koordinimit për Reagimin e Emergjencave të Bashkimit Evropian është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare për të monitoruar nga afër situatën dhe kanalizuar ndihmën e mëtejshme të BE-së”, tha Christos Stylianides.

    Edhe ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca tha se BE është në solidaritet me Shqipërinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!