Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se 8 persona janë në gjendje të rëndë, në terapi intensive dhe për 2 prej tyre po shikohet mundësia e trajtimit në një spital më të specializuar në Itali.
“8 janë në gjëndje të rëndë në terapi intensive. Po vlerësojmë mundësinë që së bashku me partnerët italianë të kenë trajtim më të specializuar në Itali. Është rasti i një djali i cili ka ardhur me traumë të kokës dhe gjymtyrëve, po vlerësohet për tu çuar jashtë dhe një vajzë e cila ka pasur 2 ndërhyrje kirurgjikale po vlerësohen parametrat” informoi sot ministrja Manastirliu nga spitali i traumës ku vizitoi te plagosurit nga tërmeti.
Deri tani bilanci i viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit ka arritur në 29 ndërsa 658 janë të plagosur.
Në spitalin e Traumës janë 32 të plagosur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.