Jugu i Shqipërisë është tronditur pasditen e sotme prej një tërmeti.
Lëkundjet janë ndjerë në zonën e Memaliajt dhe paraprakisht mësohet se ka qenë me magnitudë 3.5 ballë i shkallës rihter.
Tërmeti ka rënë 16 km në veri-perëndim të Memaliajt dhe 28 km në lindje të Vlorës. Ndërkohë nuk ka informacione nëse mund të ketë shkaktuar dëme materiale apo lëndime në njerëz.
Kujtojmë se lëkunduje të tilla në vend gjatë këtij viti kanë qenë të shpeshta, të cilat kanë pasur kryesisht si epiqendër zonën Jug-Lindore të vendit.
Në zonën e Korçës tërmeti ka shkaktuar herë pas here edhe dëme materiale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.