Qeveria e Shqipërisë ka akorduar një fond prej 250 mijë eurosh për Kroacinë, e cila një ditë më parë u godit nga një tërmet i fuqishëm që shkaktoi të paktën 7 viktima dhe dhjetëra të lënduar.
Lajmi u dha nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shfaqi dhe vendimin e qeverisë.
“Sapo u nënshkrua vendimi i qeverisë së Shqipërisë për t’i dhuruar Kroacisë 250 mijë euro në ndihmë të rindërtimit të Petrinjas pas tërmetit shkatërrues. Kroacia është një shembull për qëndrueshmërinë dhe një model për ne në transformimin e saj të mahnitshëm në një vend krenar të BE-së”, shkruan Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.