×
  • Lajme
  • Shqipëria / Detaje

    Tërmeti në Shqipëri, 20-vjeçari që vdiq në Lushnjë ishte me autizëm, e kapi paniku

    Reporteri
    14 Janar 2024 | 14:26

    Një 20 vjeçar ka humbur jetën mbrëmë në rrethana tragjike pas lëkundjeve të tërmetit në fshatin Çinarë të Lushnjës së Shqipërisë.

    Në komunikatën zyrtare të policisë thuhet se i riu ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, ndërsa familjarët tregojnë se djali me autizëm ka humbur jetën në momente paniku teksa nëna e tij kishte shkuar ta merrte për të dalë jashtë

    “Nipi ka qenë i sëmurë. Mesa mora vesh unë është trembur, është çuar dhe ka rënë dhe ka vdekur. Nuk e di se si ka rënë. Unë tani erdha në spital sepse isha te shtëpia dhe më thanë që e ka marrë ambulanca dhe e ka prurë. Ka qenë i vdekur kur e kanë sjellë në spital. Ai ishte i sëmurë, ka qenë i shtruar”, tha një i afërmi i viktimës.

    Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të shkakut të humbjes së jetës ndërsa priten rezultatet e autopsisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!