×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tërmeti në Shqipëri, evidentohen dëmet e para

    Reporteri
    15 Janar 2023 | 23:14

    Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje në lidhje me tërmetin e regjistruar mbrëmjen e së dielës.

    Sipas Ministrisë, tërmeti ka shkaktuar dëme të lehta në Xibër të bashkisë Klos.

    “Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe Igjeum, lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos. Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!