×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tërmeti në Shqipëri lë pasoja të mëdha, dëmtohen 62 shtëpi

    Reporteri
    31 Tetor 2021 | 8:48

    Tërmeti në Shqipëri, 62 shtëpi u dëmtuan në Bulqizë.

    Në Bulqizë ka shkuar në 62 numri i banesave të dëmtuara nga tërmeti i mëngjesit të së premtes, i cili ishte me magnitudë 4.5 të shkallës rihter. Banorët atje kërkojnë çadra.

    Bulqiza vijon të përballet me lëkundjet e tërmetit. Brenda 48 orëve jatë fundit në shënuar 7 lëkundje te tjera, ku i fundit ishte i ditës së sotme me magnitudë 3.2 i shkallës Rihter.

    Ndërkohë nga lëkundja e fuqishme e mëngjesit të së premtes, e cila ishte me magnitudë 4.5 Rihter, numri i banesave të dëmtuara ka shkuar në 62 në të gjithë Bulqizën.

    Zamira Jakimi nga fshati Shtushaj në Bulqizë, thotë se qëndrimi në banesë është i pasigurt, ndaj kërkon ndihmën e autoriteteve për një çadër.

    “Kishim frikë, dolëm përjashtë. Duam një çadër, nuk kemi ku të rrimë. Kemi frikë. Jemi 6 anëtarë në familje, thotë ajo, shkruan Oranews.

    Për të parë nga afër dëmet e shkaktuara, ishte në disa banesa vetë kryetari i bashkisë Bulqizë, Lefter Alla.

    Ky i fundit tha se dëme ka patur pothuajse në të gjitha njësitë administrative, ku mes tyre veçohet dëmtimi i dy pallateve në Bulqizë dhe dy në Krastë.

    “Deri tani jemi në 62, por presim se nga ora në orë na vijnë raportime. Kemi dhe dy pallate në qytetin e Bulqizës dhe tre pallate të tjera në qytezën e Krastës, Martanesh”, u shpreh Alla.

    Prej së premtes banorët në të gjithë zonën e Dibrës, kryesisht në Bulqizë, ndihen të kërcënuar nga lëkundjet sizmike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!