Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se vendi i tij do të jetë në mesin e donatorëve më të mëdhenj që do ta ndihmojë Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit.
Ai ka paralajmëruar se qeveria e Serbisë të hënën do ta marrë vendimin për ndarjen e një shume të madhe parash për të ndihmuar në rindërtimin e zonave që janë goditur nga tërmeti.
“Do të doja të shprehja ngushëllimet e mia për të gjitha familjet e personave që vdiqën në këtë tërmet të tmerrshëm që e goditi Shqipërinë”.
“Qeveria e Serbisë do të marrë një vendim të hënën për të ndihmuar me një vlerë domethënëse parash Shqipërinë. Besoj se do të jetë një nga tre ose katër donatorët më të mëdhenj për Durrësin, Thumanën dhe vendet e tjera të prekura nga tërmeti në Shqipëri”.
Vuçiq i ka bërë këto komente në konferencën për media bashkë me liderët e tjerë ballkanikë pas takimit të tretë rajonal që ata e kanë pasë në Tiranë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.