×
  • Lajme
  • Botë

    Tërmeti në Turqi, Rama: Një mision shpëtimi niset sot nga Shqipëria në Turqi

    Reporteri
    06 Shkurt 2023 | 12:02

    Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social Twitter, ka shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin me qytetarët e Turqisë dhe Sirisë, pas tërmetit të rëndë që u shënua në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.

    Rama shkruan se një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot nga Shqipëria për në Turqi.

    “I pikëlluar thellësisht për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Turqi”, shkruan Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!