×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tërmeti shkatërron banesat në Pezë, Ndroq, Domje dhe Bubq

    Reporteri
    02 Dhjetor 2019 | 20:46

    Që prej tërmetit të 21 shtatorit, kjo banesë në Pezë është shpallur e pabanueshme, por familja vijon të kalojë netët në këtë çadër.


    Prej 3 muajsh, u kërkon autoriteteve një zgjidhje, e cila ende s’ka ardhur.

    Shumë banesa në zonën e Pezës dhe të Ndroqit janë të dëmtuara rëndë.

    Banorët kërkojnë ekipe të specializuara dhe inxhinierësh, për vlerësimin e dëmeve, transmeton oranews.

    “Më kanë luajtur të gjithë muret. Unë kërkoj inxhinier të verifikojë shtëpinë”

    Por ka dhe nga ata që nuk mund të lënë shtëpinë e tyre.

    “Unë aty do të rri, aty do të vdes, nuk kam ku të shkoj”

    Ndërsa në këtë pallat në Kombinat situata paraqitet ndryshe. Inspektorati I Ndërtimit e ka shpallur të pabanueshëm, ndërsa 150 familje që banonin aty, e kanë pranuar fatin e tyre.

    “Mund të na zërë brenda sic i zuri në Durrës”

    Shfaqin pasiguri për të ardhmen, por shprehen se jeta nuk ka çmim.

    “Pse nuk na thanë që radhën e parë të iknim. Edhe sot vënë shiritin dhe ikën. Ku të rrimë, në mes të 4 rrugëve”

    “Sa të vdesim më mirë të rrojmë”

    Shtëpitë janë kthyer të pa banueshme dhe në fshatin Domje. Në banesën e familjes Selimi është dëmtuar gjithë struktura e katit të parë

    “Nuk është bërë verifikimi. Unë kam marrë inxhinier privat dhe thotë që shtëpia është e pabanueshme”

    Gjithashtu në fshatin Bubq shumë banesa janë kthyer në të pabanueshme.

    Në zonat periferike, dëmet që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit ju mbivendosën atyre të tërmetit të 21 shtatorit, çka ka shtuar frikën tek banorët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!