×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tetë të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

    Reporteri
    22 Tetor 2021 | 20:31

    Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3180 testime, nga të cilat 594 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

    Ndërkohë, në gjatë kësaj kohe janë regjistruar tetë viktima nga COVID-19, ndërsa janë shëruar 304 pacientë.

    Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 140 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!