×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Thaçi si “maneken”, por kështu u duk Ilir Meta në banketin e perandorit japonez

    Reporteri
    23 Tetor 2019 | 10:42

    Gjatë vizitës zyrtare në Japoni, Presidenti Ilir Meta, ka marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Madhërisë së Tij, Perandorit të ri të Japonisë, Naruhito.


    Përmes një mesazhi në Facebook, Meta publikon foto nga ceremonia, ndërsa i uron suksese në detyrën e re Perandorit Naruhito.

    “Shumë i nderuar të merrja pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Madhërisë së Tij Perandorit të ri të Japonisë, Naruhito. I urova jetë të gjatë dhe suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme, me besimin e plotë se gjatë Erës së Madhërisë së Tij, marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve e popujve tanë, do të forcohen më tej! ”, shkruan Meta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!