×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Thatësira dëmton prodhimet e fermerëve në Korçë: Ne paguajmë dhe ujë nuk ka

    Reporteri
    18 Shtator 2021 | 13:10

    Prodhimet e fermerëve në Fushën e Korçës, janë dëmtuar këtë vit si pasojë e thatësirës së tej-zgjatur.


    Sipas fermerëve mungesa e sistemit të mirëfilltë vaditës dhe thatësira nga ana tjetër ka bërë që prodhimi këtë vit të jetë në sasi të pakta.

    “Ujin e marrim nga pusi. Ne paguajmë por uji nuk na vjen. Thatësira ka sjellë merimangën e kuqe, ajo i than bimët.”

    “Temperaturat e larta kanë sjellë sëmundje te bimët.”

    “Po nuk patëm ndihmë nga shteti, ne kemi mbaruar.”

    Në kushtet kur prodhimet kanë qenë më të pakta, kjo gjë është reflektuar edhe tek çmimet e produkteve, të cilat kanë qenë më të shtrenjta.

    “Kur ka prodhim ka çmim të ulët. Nuk ka prodhim ka çmim të lartë. Fasulja kokërr madhe më parë është shitur me 2.500 lekë të vjetra. Ndërsa si vjet shkon mbi 3.”

    Fermerët ngrenë shqetësimin se tregtarët që i blejnë këto produkte, po ua shesin konsumatorëve shumë më shtrenjtë sesa i blejnë, ndaj ata kërkojnë ndërhyrjen e shtetit. /oranews/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!