Ballkani i njohur për konfliktet brutale, dekadat e fundit është kthyer në një mundësi udhëtimi.
Britanikja “The Telegraph” thotë se vetëm vitin e fundit mbi 4 milionë turistë britanikë e kanë vizituar këtë rajon.
Ndër vendet e Ballkanit, shkrimi përshkruan edhe Shqipërinë, të cilësuar dikur si një djerrinë neo-staliniste e betonit postkomunist, Shqipëria ka lulëzuar në dekadën e fundit për sa i përket imazhit të saj.
Në artikull theksohet se atje ku shkëlqen, Shqipëria shkëlqen shumë. Vlora shënon pikën ku bashkohen Adriatiku dhe Joni, ngjitur me Gadishullin e Karaburunit.
Përpos bregdetit, në shkrim përmendet edhe kultura dhe historia.
“Shkoni në brendësi të vendit dhe shpalosni një ëndërr piktoreske, vende të lashta historike si Butrinti, Bylisi dhe Apolonia; qytetet e mrekullueshme osmane si Gjirokastra dhe Berati dhe Parku Kombëtar i Llogarasë, i cili strehon një tjetër lloj lartësie shqiptare nën maskën e maleve të larta”.
Klan News
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.