×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Thënia epike e protestuesit: Uniforma turke, gaz serb, shkopinj gome grekë

    Reporteri
    13 Dhjetor 2020 | 22:21

    Do të mbahet mend gjatë batuta që lëshoi para kamerave një prej protestuesve sot në Tiranë.


    I pyetur për arsyen pse kishte dalë në protestë, ai dha një përgjigje epike:

    “Sepse po na godasin policë që janë të veshur me uniforma turke, që gazin e importojnë nga Serbia dhe shkopat e gomës nga Greqia. Ndërsa ne jemi skllevërit që hamë dru”.

    Ditën e sotme u protestua për të pestën ditë rradhazi për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

    I riu u qëllua për vdekje shumë pranë banesës së tij mëngjesin e 8 dhjetorit nga një efektiv policie.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!