×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Theret me thikë 15 vjeçari, kjo është gjendja e tij shëndetësore

    Reporteri
    03 Gusht 2021 | 7:11

    Policia ka dhënë versionin zyrtar të ngjarjes së rëndë të ndodhur në kryeqytet mbrëmjen e sotme.


    Mbrëmë rreth orës 20:45, në bulevardin “Zhan D’ark” në Tiranë dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me një mjet prerës (thikë) shtetasin e mitur me iniciale J. K., rreth 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekut.

    Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!