×
  • Lajme
  • Shqipëria / Detaje

    Theret me thikë në zemër një kosovar në Shëngjin, edhe i dyshuari është nga Kosova

    Reporteri
    03 Gusht 2023 | 21:47

    Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Kune të Shëngjinit.

    Një 50-vjeçar nga Kosova ka mbetur i plagosur nga një tjetër kosovar, i cili është arrestuar.

    I plagosuri ka marrë plagë në zemër dhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Lezhës, dhe po dërgohet për Tiranë për shkak se gjendja e tij është rënduar.

    Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave.

    Siç njofton policia shqiptare, ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 të mbrëmjes, dhe shkas i sulmit ishte një konflikt çasti, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Policia ka arrestuar sulmuesin, 66-vjeçar, dhe të njëjtit i është konfiskuar thika me të cilën kreu sulmin.

    “Vijojnë veprimet hetimore nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.

    Njoftimi i policisë:

    Shëngjin/Plagosi me thikë një 59-vjeçar pas një konfliki të çastit, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë,identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

    Rreth orës 21:00, në Shëngjin, pas një konflikti të çastit, shtetasi kosovar H. B. 66 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin S. B. 59 vjeç, banues po në Kosovë.

    I dëmtuari është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, për tju nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

    Falë veprimeve të shpejta hetimore operacionale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 66-vjeçarit, si autor i dyshuar si dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i armës së ftohtë ( thikës) e dyshuar e përdorur nga autori.

    Vijojnë veprimet hetimore nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!