Një 42-vjerçar është plagosur me thikë në afërsi të QSUT-së, nga një person ende i paidentifikuar.
“Më datë 23.09.2024, në urgjencën e QSUT-së është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi G. S., 42 vjeç, banues në Shkozë, i dëmtuar në këmbë, dyshohet me mjet prerës”, njofton policia.
Sipas deklarimit të 42-vjeçarit, ditën e sotme, në afërsi të spitaleve, një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës në këmbë dhe më pas është larguar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dyshuar./Top channel
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.