Policia në Elbasan ka arrestuar tre persona për vepra të ndryshme penale.
Mësohet se në pranga është vënë një 17-vjeçari pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë një 29-vjeçare me inicialet E. Z. Kjo e fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, në pranga është vënë R. P., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Kurse, specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt F. Q., 39 vjeç, banues në fshatin Thanë, Elbasan, pasi është kapur nga policia duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.