×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Thyerja e xhamave të selisë së PS, Ademi denoncon drejtuesit e policisë: Ndenjën me duar në xhepa

    Reporteri
    12 Dhjetor 2020 | 16:44

    Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka denoncuar drejtuesit e policisë së shtetit, pas thyerjes së xhamave të selisë së PS-së, në Shkodër.


    Sipas saj, ishin disa të rinj, të pambështetur nga protestuesit e tjer që thyen xhamat e selisë rozë.

    Ademi thekson se ka njoftuar për aktin e të rinjve autoritetet më të larta të Policisë në Shkodër, duke akuzuar se policia “ndenji me duar në xhepa duke parë dhunimin e selisë, pa bërë asnjë veprim”.

    Ajo kërkon “Procedimin penal të punonjësve dhe të drejtuesve të Policisë së Shtetit, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

    “Qytetarët duhet ta dinë se kur disa të rinj, të panjohur dhe të pambështetur nga protestuesit e tjerë, u drejtuan nga selia e PS, njoftova autoritetet më të larta të Policisë në Shkodër. Policia ndenji me duar në xhepa, duke parë dhunimin e selisë, pa bërë asnjë veprim. Ata nuk ju përgjigjën thirrjes për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike”- thuhet në kallëzim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!