Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij të radhës kishte të ftuar Gentian Toshkëzi nga Myzeqeja, i cili u shpall në SHBA, “America’s Best Doctor”.
Gjatë bisedës, kreu i qeverisë tregoi edhe rastin e rëndë që kaloi me djalin e madh, Gregun disa vite më parë pasi kishte tumor.
“Ne kemi patur në familje një rast të rëndë me djalin ishte atë kohë 15 vjeç edhe ia thanë copë dhe për mua ishte shumë shokuese, madje, madje pasi na e thanë ne, unë i them asaj mjekes që e ndoqi pastaj dhe e nxori nga kthetrat e vdekjes realisht, mundohu t’ia thuash…
‘’Më lër të bëj punën time”, -tha dhe u ul përballë tij dhe i tha, “Ti ke vdekjen në trup. Në situatën ku je, ti ke vetëm 30% mundësi që të mbijetosh dhe që quhet kancer, por 30% të tjera i ka njeriu.
Nëse ti je i gatshëm të luftosh dhe të më vësh mua në dispozicion këtë 30%-ësh dhe 30% të probabilitetit, ne shkojmë në 60% me 40%. Tani më thuaj, – tha, je i gatshëm të luftosh?’’ Ky ishte pak a shumë toni edhe e mobilizoi. Pacientët shqiptarë nuk e përjetojnë njësoj” tregoi Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.