Tirana ka shënuar rekord rastesh me koronavirus në 24 orët e fundit, të personave të testuar pozitivisht, duke rritur në mënyrë alarmante edhe numrin e personave aktiv në vend.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se më shumë se gjysma e rasteve totale ditore, janë konfirmuar në Tiranë, me 62 të infektuar.
Ndërsa numri i të vdekurve nga COVID-19 në kryeqytet ka arritur në 47, duke mbajtur sërish numrin rekord në krahasim me qytetet e tjera.
Në Shqipëri aktualisht janë 1401 persona aktiv me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 1881 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë që janë në kushte shtëpie, të respektojnë detyrimin ligjor për të qëndruar të izoluar, për të mos rrezikuar shëndetin e të tjerëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.