×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tiranë, përfshihet nga flakët kati i fundit i një pallati

    Reporteri
    21 Qershor 2020 | 18:06

    Kati i fundit i një pallati në kryeqytet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.


    Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë (rreth orës 17:30) në zonën e “Don Boskos”.

    Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e zjarrfikëses për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

    Për fat të mirë, nuk ka asnjë të lënduar nga ngjarja. Banesa ku ra zjarr është në pronësi të 60-vjeçares me inicialet M.Ç.

    Po punohet për verifikimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!