×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tiranë, prangosen 10 persona për vepra të ndryshme penale

    Reporteri
    08 Qershor 2020 | 16:03

    Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 10 shtetas, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim.


    “Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast. Si rezultat u arrestuan shtetasit B. G., 36 vjeç dhe G. D., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në Daias u konstatuan me një sasi të vogël lënde narkotike kokainë.” – njofton policia.

    Konkretisht është bërë arrestimi në flagrancë i shtetases R. Sh., 44 vjeçe, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në dyqanin e shtetases V. M.

    Arrestohet në flagrancë, për veprën penale “Kallëzim i rremë”, i shtetasit Xh. C., 40 vjeç, pasi kishte bërë kallëzim, duke pretenduar se i kishin vjedhur mjetin, por nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se ky shtetas ka bërë kallëzim të rremë duke sajuar një ngjarje të pavërtetë.

    Arrestohet në flagrancë i shtetasit A. M., 32 vjeç, pasi në rrugën “Tom Plezha”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

    Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

    -E. Ç., 19 vjeç, pasi në rrugën “Abdyl Frashëri”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

    -G. B., 37 vjeç, pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.17 mg/l;

    -E. V., 36 vjeç, pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.53 mg/l;

    – A. T., 36 vjeç, pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.99 mg/l;

    Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasi L. T., 48 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!