×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tmerr në Tiranë, hidhet nga pallati një 30-vjeçar

    Reporteri
    01 Shkurt 2021 | 19:26

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e kësaj të hëne, pasi një 30-vjeçar është hedhur nga pallati ku banonte në zonën e Yzberisht.


    Policia bën me dije se shtetasi L.M është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

    Më datë 01.02.2021, rreth orës 18:50, në Yzberisht, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte shtetasi L. M., rreth 30 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se shtetasi L. M., vuan nga probleme të shëndetit mendor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!