×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Topalli fajëson Bashën: Dhuna ndaj deputeteve të PD, akti më i ulët që një “burrë” mund të bëjë

    Reporteri
    15 Dhjetor 2021 | 20:45

    Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli bën përgjegjës Lulzim Bashën për përplasjen në selinë e PD mes Evi Kokalarit, Albana Vokshit dhe mbështetësve të kryedemokratit.

    Topalli e cilësoi këtë incident një hakmarrje për vendimin e 5 mijë delegatëve që e shkarkuan Bashën në Kuvendin Kombëtar të PD-së më 11 dhjetor.

    “I paafte per t’u turperuar! Dhuna verbale dhe fizike e deputetit LB ndaj zonjave-deputete te PD, ndaj zonjave te zgjedhura nga rreth 5000 delegate te PD dhe zonjave te tjera te lidhjes demokratike te gruas eshte akti me i ulet qe nje “burre” mund te beje. Eshte hakmarrja e te shkarkuarit nga 5000 delegate qe i thane ik; Eshte kultura e dhunes qe ai eshte perpjekur te fsheh permes buzeqeshjes fallso qe mbante: Eshte sjellja prej frikacakut te dhunshem te mbushur me ligesi. Koha jote mbaroi Lul!”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!