7 persona janë vënë në prangat e policisë së shtetit me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, për shkak se akuzohen për trafik kokaine nga Shqipëria në Zvicër. Burimet bëjnë me dije se 2 persona janë arrestuar në vendin tonë ndërsa 5 të tjera kanë rënë në prangat e policisë zvicerane.
Mësohet se organizatori i këtij grupi ishte Ndriçim Harka, i cili është punonjës i zjarrfikëses në Tiranë. Ndaj grupit të goditur rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës, trafikimit të narkotikëve si dhe pastrimit të parave.
Burime jo zyrtare nga grupi hetimor bëjnë me dije se drejtuesit e grupit rekrutojnë shtetas shqiptarë dhe i dërgojnë në Zvicër për shpërndarjen e kokainës. Në sajë të këtij operacion janë kapur 3 kg kokainë dhe një sasi parash.
Personat që rekrutoheshin për të shitur kokainë në Zvicër paguheshin nga 3500 euro. Ndërkohë mësohet se hetimi për këtë grup ka nisur që nga viti 2015. /abcnews.al/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.