Dhjetë qytetarë janë vënë në pranga gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë.
Mes tyre është një 33-vjeçare e akuzuar për trafikim të miturish. Për S. K. rëndon vepra penale “Trafikim i të miturve” pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë i vuri masën “Arrest me burg”.
“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshëm u bë kapja dhe ndalimi i shtetases S. K., 33-vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Trafikim i të miturve’”, njofton policia. /TCH/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.