×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tragjedi në plazhin e Shëngjinit, mbytet një person

    Reporteri
    02 Shtator 2019 | 9:19

    Një person është mbytur në plazhin e Shëngjinit.


    Viktima është Besnik Marlika nga Kruja.

    Familjarët bëjnë me dije se Marlika, 78 vjeç, vuante nga diabeti, dhe pak minuta pasi është futur ne det dyshohet të ketë humbur ndjenjat dhe është mbytur.

    “Në Shëngjin, shtetasi B.M. 78 vjeç, banues në Krujë, dyshohet që pasi ka hyrë në det për tu larë, është ndjerë keq nga ana shëndetësore dhe rrugës për në spital kur po transportohej me ambulancë, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor në vendngjarje, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thonë Policia.

    Sidoqoftë, këtë vit janë mbytur mbi 10 persona në bregdetin shqiptar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!