×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tragjedi në Shqipëri: Nxënësi 13 vjeçar theret për vdekje pas një sherri me thika

    Reporteri
    16 Maj 2023 | 14:35

    Një 13-vjeçar raportohet se ka vdekur në shkollën 9-vjeçare “Asllan Shahini” në Gramsh të Shqipërisë.

    Siç raporton Top Channel, ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak çaste më parë në ambientet e shkollës, ku janë përfshirë në konflikt me njëri tjetrin 4 nxënës të klasës së 9-të.

    Në konflikt e sipër është plagosur me thikë 13-vjeçari me iniciale F.B., i cili ka humbur jetën nga plagët e marra.

    Po ashtu një tjetër nga nxënësit e përfshirë në konflikt ka mbetur i plagosur, gjendja e të cilit nuk dihet ende.

    Policia ka mbërritur në vendngjarje për hetimin e rrethanave të ngjarjes tronditëse

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!