Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në vendin e quajtur “Nënstacioni i Selitës” në Tiranë, ku nipi ka gjetur pa shenja jete dy gjyshërit.
Sipas policisë, M. M., ka gjetur në banesë pa shenja jete S. M., 80 vjeç, dhe A. M., 80 vjeç.
I moshuari është vetëvarur, ndërsa gruaja e tij është gjetur pa ndjenja.
Stafi i ambulancës ka konfirmuar se kanë ndërruar jetë të dy, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.06.2022, në vendin e quajtur “Nënstacioni I Selitës”, është marrë njoftim se shtetasi M. M., ka gjetur në banesë pa shenja jete shtetasin S. M., 80 vjeç, dhe A. M., 80 vjeç (gjyshërit).
Shtetasi S. M. dyshohet se është vetëvarur ndërsa shtetasja A. M., është gjetur pa ndjenja.
Stafi i ambulancës ka konfirmuar se kanë ndërruar jetë të dy. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.