×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tragjike: Pas debatit me fjalë, italiani merr thikën dhe vret shqiptarin

    Reporteri
    17 Korrik 2021 | 19:08
    LAJMI I FUNDIT - REPORTERI

    Një 57-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në Itali. Sipas mediave italiane ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në zonën e Novarës, ku pas një sherri një 63-vjeçar italian ka goditur shqiptarin duke e lënë fillimisht të plagosur rëndë por që më pas vdiq në spital.


    Mësohet, se fillimisht shqiptari dhe autori kanë debatuar disa çaste por më pas sherri ka degjeneruar në dhunë dhe deri në përdorimin e armës së ftohtë që i ka kushtuar jetën shqiptarit 57-vjeçar.

    Ishin këmbësorët ata që e panë shqiptarin në rrugë dhe njoftuan ambulancën menjëherë. Ndërsa autori u tha policëve se ai e vrau shqiptarin për t’u vetëmbrojtur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!