Gazetari Spartak Koka ka zbuluar se në të njëjtin hotel ku humbën jetën 4 turistët rusë, para disa muajsh është gjetur i vdekur dhe një shtetas polak rreth 55-vjeç. Koka tha se shtetasi polak është gjetur i paje pikërisht në të njëjtin SPA ku humbën jetën edhe shtetasit rusë.
Gazetari tha se në raportin mjeko-ligjor është shënuar se turisti humbi jetën për shkak të arrestit kardiak.
“Në të njëjtin hotel para 2-3 muajsh ka gjetur vdekjen dhe një shtetas polak 55-vjeça, në të njëjtin hotel dhe në të njëjtën SPA. Shkaku i vdekjes sipas ekspertizës është vendosur arrest kardiak, fillimisht u dyshua se kishte përdorur lëndë narkotike, por raporti mjeko-ligjor pa përcaktuar arrestin kardiak si shkak i vdekjes.
Këtë e kam të konfirmuar nga Policia e Kavajës dhe Prokuroria e Kavajës dhe është vendosur për mos fillim të çështjes. Emrin nuk arrita ta marr”,-tha Koka./Opinion.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.