Hekuran e Thëllëza Rrasa, 58 dhe 45 vjeçe janë përcjellë sot të ndarë për në banesën e fundit. Një ditë pas krimit të dyfishtë që tronditi Divjakën, dyshja që morën me vete edhe motivet e vrasjes nuk do të prehen në të njëjtin vend.
Mësohet se familjarët e 45-vjeçares së ndjerë të revoltuar që jetën e të resë ua mori Hekuran Rrasa, burrit të cilit ja kishin besuar dhe kanë tërhequr trupin. Ata kanë vendosur që gruan ta varrosin në fshatin e saj të lindjes, pranë të afërmve që ka humbur më herët.
Ndërsa Hekuran Rrasa është përcjellë për në banesën e fundit nga familjarët e tij në fshatin Babunjë dhe djali i vetëm që çifti la pas, Leonard Rrasa. Të afërmit dhe familjarët e çiftit Rrasa kanë rrëfyer detaje në lidhje me jetën e tyre, një ditë pas krimit të dyfishtë që tronditi Divjakën. Në një prononcim për FaxNews, ata kanë treguar se dyshja jetonin në kushtet e vështira ekonomike, por shtojnë se vrasja ishte diçka që nuk e prisnin.
Një e afërme thotë se më shumë i vjen keq për 45-vjeçaren sesa për kryefamiljarin, teksa shton se e ndjera kishte mbajtur vjehrrën për një vit e gjysmë në shtrat dhe ishte përkujdesur për të. Të tjerë familjarë kanë treguar se Hekuran Rrasën nuk e kanë parë mirë ditët e fundit dhe se kishte shfaqur shenja depresioni.
Sipas vëllait të autorit, Hekuran Rrasa e ka pasur armën me leje prej vitesh dhe debatet mes çiftit vinin si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike. Ai tha para kamerave se Hekurani nuk kishte ushtruar asnjëherë dhunë ndaj të shoqes. Edhe kushëriri i tij tha të njëjtën gjë, por Fëllënxa Rasa ishte e pajisur me urdhër mbrotjeje. Konkretisht, dy vite më parë, Fëllënxa Rrasa ishte drejtuar në dyert e komisariatit dhe kishte denoncuar të shoqin për dhunë. Ajo ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje, por sërish kishte vijuar të jetonte me 58-vjeçarin. 45-vjeçarja ishte gruaja e dytë e Hekuran Rrasës. 58-vjeçari kishte dhe dy djem nga martesa e parë.