Një ngjarje tragjike u regjistrua ditën e sotme në Fushë-Arrëz, ku nëna bashkë me dy vajzat e sajhumbën jetën pasi ranë në kontakt me energjinë.
Viktimë mbetën, Sidorela Kola 18 vjeç, Emiljana Kola 15 vjeç dhe Prendushe Kola 42 vjeç.
Fqinji i familjes Kola, Gjon Zeka ka treguar se si ka ndodhur ngjarja e rëndë.
“I pashë të tria pa ndjenja dhe njërën prej tyre e kapa me dorë dhe ishte shumë e ftohtë akull dhe aty besova se kanë ndërruar jetë. Ka qenë një nga familjet më të respektuara. Njëra vajzë ishte me shkollë të lartë erdhi në banesë si ditë pushimi. E ëma sa ka ardhur nga puna, kur ka gjetur vajzën të vdekur në tualet, duket se ka tentuar ta kapë dhe ka vdekur edhe ajo. Shumë e rëndë”, ka thënë ai për News 24.
Ndërkohë aktualisht mësohet se trupat e pajetë ndodhen në banesë, pasi është kërkuar ardhja e ekspertëve.
Sipas burimeve nga police bëhet me dije se do të bëhet fillimisht një ekspertizë , më pas do të përcillen në morg ku do ti nënshtrohen një hetimi më të thelluar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.