×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tragjedia në Shkodër: Burri hyn në lum të shpëtojë 14 vjeçarin, mbyten të dy

    Reporteri
    31 Korrik 2020 | 14:15

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në Darragjat të Shkodrës.


    Mëngjesin e sotëm polumbarët kanë nxjerrë nga lumi Buna trupat e pajetë të një 14 vjeçari Frenki Pulaj dhe Dhurim Arrës 39 vjeç.

    Trupat e pajetë janë gjetur mëngjesin e sotëm në fshatin Darragjat.

    Dyshimet e para janë se djali nga Puka ka hyrë për tu larë në lumin Buna dhe ka qenë duke u mbytur.

    Djali është parë nga 39 vjeçari, banor i zonës i cili ka hyrë në lum për ta shpëtuar por nuk kanë arritur të dalin nga uji.

    Trupat janë dërguar në morg dhe do i nënshtrohen autopsisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!