Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka konfirmuar se është gjetur edhe një trup tjetër në rastin tragjik në Shkodër.
Ministri Balla tha i cili ishte i pranishëm në operacionin e kërkimit, tha se është gjetur edhe trupi i njërit të fëmijëve.
“Fatkeqësisht, dyshimet tona po konfirmohen. Është gjetur edhe trupi i një prej dy fëmijëve të tjerë. Gratë dhe vajzat ta denoncojnë dhunën. Kemi përgjegjësitë tona si shoqëri, duhet t’i japim më shumë besim vajazave dhe grave. Erdhi dita ta them me lot në syt, që na duhet një shkëputje nga kjo situatë, reagim mbarëshoqëror. Një rol të rëndësishëm luan shoqëria. Na duhet të rrisim dhe të marrim më shumë përgjegjësi si shoqëri. Policia duhet të reagojë me parandalim, të ndërhyjmë në kohë”, deklaroi ministri Balla.
Ndërsa, dy ditë më parë është gjetur trupi i 9 vjeçares, derisa kërkimet ditën e sotme kanë vazhduar edhe në ujërat malazeze për nënën dhe dy fëmijët tjerë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.