×
  • Lajme
  • Shqipëria / Njofton Policia

    Traktori u përmbys dhe e zuri, vdes tragjikisht 45-vjeçari në Berat

    Reporteri
    30 Gusht 2023 | 21:18

    Një 45-vjeçar në fshatin Dimal të Beratit, ka humbur jetën aksidentalisht teksa punonte tokën me mjet bujqësor.

    Policia tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40, ku shtetasi R.D., 45 vjeç, në fshatin Sheq, Dimal, duke punuar tokën me mjet bujqësor (traktor), dyshohet se aksidentalisht mjeti bujqësor është përmbysur dhe e ka zënë poshtë.

    Për pasojë 45-vjeçari ka humbur jetën.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /TCH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!