×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Transportoi 11 emigrantë me furgon, arrestohet 41 vjeçari në Sarandë

    Reporteri
    17 Prill 2023 | 14:21

    Një 41 vjeçar në Sarandë ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm, për të kaluar ilegalisht kufirin, kundrejt fitimit.

    Shtetasi Gj.SH, banues në Shkodër kishte “paketuar” në furgonin e tij plotë 11 emigrantë.

    Njoftimi i policisë:

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Eleven”.

    U kap në flagrancë teksa transportonte 11 emigrantë, me furgon, për të kaluar ilegalisht kufirin, arrestohet 46-vjeçari.

    Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Eleven”.

    Në vijim të veprimeve procedurale në kuadër të këtij operacioni, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan shtetasin Gj. Sh., 46 vjeç, banues në Shkodër.

    46-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës, teksa transportonte kundrejt fitimit, me një automjet furgon, 11 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!