×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tregtarët rritin çmimet për Vitin e Ri, ankohen qytetarët: Jemi në krizë, e kemi rrogën e vogël

    Reporteri
    29 Dhjetor 2019 | 17:07

    Qytetarët e Tiranës ditët e fundit kanë shpenzuar më shumë lekë për blerjen e të njëtave produkte të shportës.

    Nga një vëzhgim i bërë në tregjet e kryeqytetit qytetarët shprehen se që prej festës së Krishtlindjeve ka pasur një rritje të çmimeve të ushqimeve, por edhe të perimeve që variojnë nga 5 deri në 20 lekë.

    “Në të gjitha ka pasur, i kanë rritur të gjitha çmimet, kryesisht te fruta perimet”, shprehen qytetarët.

    Pensionistët janë ata që e vuajnë më shumë koston e blerjes së produkteve ushqimore. Ata mundohen ta zgjidhin problemin duke blerë gjërat më të domosdoshme.

    “Jemi pensionistë, rrogën e kemi të vogël, nuk kemi terezi të Vitit të Ri”, shprehet një pensioniste.

    Të larta i konsiderojnë çmimet edhe qytetarët që jetojnë në Europë e janë kthyer në Shqipëri për festa.Ata shprehen se në krahasim me vendet ku jetojnë ushqimet janë më të larta në një kohë që standarti i jetesës është më i ulët.

    “Kam ardhur me pushime, çmimet janë skandal, shumë të larta”, shprehet qytetari.

    Por ka edhe nga ta qytetarë që janë në gjendje më të mirë ekonomike dhe nuk e kanë vënë re ndryshimin në çmime.

    “Janë të përballueshme”, thotë një tjetër qytetar.

    Tregtarët pas kamerave shprehen se ka ndryshime të vogla të çmimeve sidomos në produktet e importit.Por shqetësimi i tyre kryesor është fakti që shitjet kanë rënë ndjeshëm nëse i krahasojmë me një vit më parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!