Banorët e kryeqytetit janë tronditur nga një shpërthim i fuqishëm mesditën e kësaj të hëne.
Një bombol gazi shpërtheu në një dyqan eventesh, që ndodhet në rrugën “Vaso Pasha”, në zonën e ish-Bllokut.
Sipas policisë nga ngjarja kanë mbetur të plagosur 4 persona, të cilët janë transportuar drejt spitalit.
“Rreth orës 13:15 në rrugën “Vaso Pasha” në ambientet e një dyqani eventesh ka shpërthyer një bombol gazi. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar shtetasit S. P dhe A. P, E. N dhe D.S të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha Policia e Tiranës në një njoftim paraprak për mediat.
Siç mund të shihet në këto pamje të përcjella nga tvklan.al, si pasojë e shpërthimit dëmet janë të shumta, ndërsa shtëllungat e tymit mbuluan pallatin që ndodhej sipër.
Forca të shumta policore, me të shkuar në vendngjarje rrethuan zonën, ndërsa shërbimet e zjarrfikëses vunë nën kontroll flakët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.