Një ngjarje shumë e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Tiranën. Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka qëlluar mbi dy motra duke i lënë të vdekura.
Dyshohet se dy motrat janë vrarë pasi njëra prej tyre kishte refuzuar të vazhdonte lidhjen me autorin.
Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur në Astir.
Policia thotë se autor i dyshuar është i dashuri i një prej motrave ,Përparim Ademi, i cili gjatë një konflikti të çastit i ka qëlluar për vdekje: Më datë 31.12.2020, rreth orës 10:30, në Astir, shtetasi P. A., 59 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj, ende të paidentifikuara, të cilat si pasojë e plagëve të marra kanë ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë
Më datë 31.12.2020, rreth orës 10:30, në Astir, shtetasi P. A., 59 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj, ende të paidentifikuara, të cilat si pasojë e plagëve të marra kanë ndërruar jetë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën, me qëllim kapjen e autorit.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore dhe vijon puna nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.